Ndërlidhjet

Damask: Disa të vrarë nga shpërthimi në xhami


Damask, pamje arkivi

Damask, pamje arkivi

Një shpërthim në një xhami të Damaskut ka vrarë së paku 14 njerëz, përfshirë një klerik sunit, mbështetës të regjimit.

Mediat shtetërore të Sirisë thonë se shpërthimi ka qenë “sulm vetëvrasës i terroristëve”.

Kleriku Muhammad al-Buti ka qenë mbështetës i patundur i presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Në një tjetër zhvillim, Kombet e Bashkuara kanë bërë të ditur se do të hetojnë një sulm të dyshuar kimik, që ka ndodhur këtë javë në qytetin e Alepos.

Forcat e regjimit dhe rebelët kanë akuzuar njëri-tjetrin për kryerjen e këtij sulmi.

Lexoni edhe këtë.
XS
SM
MD
LG