Ndërlidhjet

logo-print

Obama udhëton në Jordani


Presidenti Barak Obama

Presidenti Barak Obama

Presidenti amerikan, Barak Obama, udhëton sot për në Jordani, në ndalesën e fundit në atë rajon.

Obama dhe mbreti Abdullah, pritet të diskutojnë ndikimet e konfliktit sirian në Jordani, ku aktualisht janë 350, mijë refugjatë nga Siria.

Obama një ditë më parë u tha studentëve izraelite se "paqja në Lindjen e Mesme është e nevojshme, sepse është e vetmja rrugë drejt sigurisë.

Para se Obama të udhëtoj për në Jordani, do të vizitojë varrin e kryeministrit të vrarë Jitzhak Rabin dhe Qendrën Memoriale Jad Vashem.

Ai pastaj do të udhëtojë për në qytetin e Bregut Perëndimor të Betlehemit për të vizituar Kishën e Lindjes, ku të krishterët besojnë se lindi Jezusi.
XS
SM
MD
LG