Ndërlidhjet

Kërkohet hartimi i një plani për të zhdukurit


Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi
Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi
Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka pritur në takim një delegacion të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

Në një komunikatë për media nga Ministria e Drejtësisë, thuhet se “qëllimi i takimit ishte trajtimi i çështjes së personave të pagjetur, me ç’rast Kuçi ka theksuar gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për mbështetjen e familjeve të të pagjeturve dhe trajtimin e kësaj çështje edhe në dialogun Kosovë – Serbi”.

Kuçi thuhet në komunikatë, adresoi kërkesë të Kryqi i Kuq Ndërkombëtar të ndihmojë në identifikimin e lokacioneve ku dyshohet që ka varreza masive.

Ai ka thënë se hartimi i një plani konkret do të ndihmoj që të shtyjë çështjen e personave të pagjetur përpara, deri në gjetjen e secilit prej tyre, të humbur në luftën e fundit, të çfarëdo kombësie që janë.
XS
SM
MD
LG