Ndërlidhjet

Burimet pakistaneze të zbulimit, thonë se katër militantë të dyshuar janë vrarë në rajonin fisnor, Vaziristan, në veri të Pakistanit.

Zyrtarët e inteligjencës dhe burimet lokale bëjnë të ditur se aeroplanë amerikanë pa pilotë, kanë gjuajtur raketa në një automjet të premten herët.

Zona në afërsi të kufirit Pakistan-Afganistan është një nga shtatë rajonet e zonave të administruara dhe qeverisura me ligje fisnore.

Islamabadi zyrtar ka thënë se sulmet e raketave pa pilotë po shkelin sovranitetin e Pakistanit dhe po rrisin zemërimin ndaj amerikanëve.
XS
SM
MD
LG