Ndërlidhjet

logo-print

Qipro në “luftë” me kolapsin financiar


Nikozi, Qipro

Nikozi, Qipro

Qeveria e Qipros u ka bërë thirrje ligjvënësve që të marrin “vendime të mëdha” për të shmangur kolapsin financiar.

“Orët në vijim do të vendosin për të ardhmen e vendit”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë, Christos Stylianides.

Parlamenti takohet sot për të vendosur për paketën e re të ndihmës, e cila përfshin ristrukturimin e sektorit banker dhe krijimin e Fondit të Solidaritetit.

Qiproja duhet të nxjerrë 5.8 miliardë euro për t’u kualifikuar për ndihmën ndërkombëtare prej 10 miliardë eurosh.

Banka Qendrore Evropiane i ka dhënë kohë Qipros deri të hënën për të dalë me plan të ri, në të kundërtën do t’i ndërpresë financimin emergjent - çfarë do të çonte në kolapsin e bankave.

Të martën, Nikozia ka refuzuar planin e huadhënësve ndërkombëtarë, i cili në këmbim të ndihmës prej 10 milionë eurosh, kërkonte deri në 10 për qind taksa në depozitat bankare të Qipros.
XS
SM
MD
LG