Ndërlidhjet

Obama viziton qendrat përkujtimore në Izrael


Obama në Yad Vashem

Obama në Yad Vashem

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka vizituar qendrat përkujtimore në Izrael.

I shoqëruar nga kryeministri i këtij vendi, Benjamin Netanyahu, Obama ka qëndruar në Yad Vashem – qendrën përkujtimore të Holokaustit.

Ai po ashtu ka vënë kurora me lule te varri i Theodore Herzl, themeluesi i sionizmit modern, dhe ish-kryeministri izraelit, Yitzhak Rabin, i cili është qëlluar për vdekje nga një hebre që kundërshtonte paqen me palestinezët.

Presidenti amerikan ka vizituar edhe vendlindjen e Jezusit në Betlehem.

Pas qëndrimit treditor në Izrael, Obama udhëton drejt Jordanisë, një tjetër aleat kyç i SHBA-së në rajon.

Ai do të takojë atje Mbretin Abdullah, me të cilin pritet të diskutojë konfliktin izraelito-palestinez dhe situatën në Siri.
XS
SM
MD
LG