Ndërlidhjet

Daçiq dhe Ban flasin për Kosovën


Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka takuar në Nju Jork sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, të cilin e ka informuar në lidhje me bisedimet me Kosovën. Ai po ashtu ka thënë se misioni i OKB-së në Kosovë duhet të ketë rol udhëheqës.

“Konsiderojmë se UNMIK-u duhet të ketë edhe më tej rol kryesor dhe udhëheqës, si faktor për vendosjen e paqes”, ka thënë Daçiq, transmetojnë mediat serbe.

Sipas burimeve të njëjta, Daçiq ka takuar edhe ambasadorin e Rusisë në OKB, Vitaly Churkin, të cilin e ka falënderuar për qëndrimin kundër pavarësisë së Kosovës.

Takimet e tij kanë ndodhur në prag të seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën.

Në këtë ngjarje, e cila zhvillohet sot, do të jetë i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe homologu i tij serb, Daçiq.
XS
SM
MD
LG