Ndërlidhjet

logo-print

Putin takoi liderin e ri kinez


Moskë, 22 mars 2013.

Moskë, 22 mars 2013.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka takuar presidentin kinez, Xi Jinping, i cili ndodhet në Moskë, në vizitën e parë zyrtare.

Dy liderët kanë theksuar rëndësinë e lidhjeve të vendeve të tyre në aspketin e tregtisë dypalëshe, si dhe ndikim në çështjet globale.

Putin ka thënë se vizita e Xi-së u jep “shtysë të re” marrëdhënieve ruso-kineze, të cilat janë “duke përjetuar periudhën më të mirë të tyre”.

“Marrëdhëniet ruso kineze janë faktor i rëndësishëm i politikës ndërkombëtare. Tregtia jonë po rritet, të dyja vendet janë të përfshira në projekte të mëdha humanitare dhe e gjithë kjo u shërben interesave të popullit kinez dhe rus”, ka thënë Putin.

Rusia dhe Kina janë aleate të afërta në shumë çështje ndërkombëtare, përfshirë kundërshtimet ndaj ndërhyrjes së huaj në konfliktin civil në Siri.

Xi është zgjedhur këtë muaj në postin e presidentit të Kinës.
XS
SM
MD
LG