Ndërlidhjet

logo-print

Serbi-Kroaci, ndeshje me “rrezik të lartë”


Maksimir

Maksimir

Sot në Zagreb, me fillim në orën 18:00, luajnë Kroacia dhe Serbia, ndeshje e vlefshme për t’u kualifikuar në Kampionatin Botëror të Futbollit më 2014.

Takimi është cilësuar si ndeshje me rrezik të lartë, andaj autoritetet kanë vendosur që në stadiumin e Maksimirit të mos jetë i pranishëm publiku serb.

Autoritetet e larta kroate, përfshirë presidentin Ivo Josipoviq, kanë bërë thirrje kundër dhunës dhe ofendimeve.

Kombëtarja e Serbisë dhe e Kroacisë luajnë për herë të parë nga luftërat e viteve ’90.
XS
SM
MD
LG