Ndërlidhjet

logo-print

Kriza në Siri “ka rrezik” të përhapet në Irak


I dërguari i Kombeve të Bashkuara në Irak, Martin Kobler.

I dërguari i Kombeve të Bashkuara në Irak, Martin Kobler.

I dërguari i Kombeve të Bashkuara në Irak, Martin Kobler, ka thënë se ka rrezik real, që dhuna në Siri të shpërndahet edhe në Irak.

Një gjë e tillë do të ndikonte në sfidat politike dhe të sigurisë së këtij vendi, ka thënë Kobler.

Ai ka theksuar se rreth 8,000 sirianë arrijnë në Irak çdo ditë. Përveç kësaj, rreth 80,000 irakianë që jëtojnë në Siri, janë kthyer në shtëpitë e tyre, ka thënë Kobler.

Konflikti civil në Siri ka nisur në mars të vitit 2011. Sipas Kombeve të Bashkuara, mbi 70,000 njerëz kanë humbur jetën në trazira.
XS
SM
MD
LG