Ndërlidhjet

Kosova dhe Xhibuti vendosin marrëdhënieve diplomatike


Ilustrim
Ilustrim
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Francë, Muhamedin Kullashi dhe ambasadori i Republikës së Xhibutit në Francë, Rachad Farah, kanë nënshkruar protokollin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike bilaterale.

Gjatë ceremonisë së zhvilluar në lokalet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Paris, të dy ambasadorët vlerësuan lartë nënshkrimin e protokollit për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit bilateral në fusha të ndryshme, njofton zyra për media e MPJ-së.

Aabasadorët Kullashi e Farah, kanë rikonfirmuan përkushtimin e të dyja vendeve për promovimin dhe mbështetjen e parimeve universale si dhe të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe paqes botërore.
XS
SM
MD
LG