Ndërlidhjet

LDK: Të pezullohet privatizimi i PTK-së


Ilustrim

Ilustrim

Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate për media ka vlerëson se mungesa e interesimit të investitorëve për blerjen e 75% të aksioneve të PTK-së reflekton mungesën e sundimit të ligjit dhe rendit për të zhvilluar biznes konkurrent.

LDK, vlerëson se shtyrja disa herë e afatit për privatizim të PTK-së është indikator i qartë se vlera e pritur e kësaj kompanie do të jetë e ulët.

Ndryshimi i mëhershëm i përbërjes së konzorciumeve të kompanive që kanë qenë në garë tregon se procesi ka qenë i paracaktuar të dështoi.

Subjekti politik LDK, po ashtu, konsideron se ky privatizim ka qenë i udhëhequr nga presionet fiskale që ka qeveria e Kosovës, e jo i bazuar në objektiva strategjike për të maksimizuar vlerën e shitur dhe përmirësuar shërbimet për qytetarë.

Në fund të komunikatës, LDK-ja, vlerëson se privatizimi i PTK-së, duhet të pezullohet dhe të përgatitet një strategji e re lidhur me këtë çështje.
XS
SM
MD
LG