Ndërlidhjet

Musharraf “garantohet” para kthimit në Pakistan


Ish-presidenti i Pakistanit, Pervez Musharraf.

Ish-presidenti i Pakistanit, Pervez Musharraf.

Avokati i ish-presidentit pakistanez, Pervez Musharraf, ka thënë se këtij të fundit i janë dhënë garanci mbrojtëse në disa raste ligjore.

Gjenerali i pensionuar ka jetuar në Londër dhe Dubai prejse është larguar nga pushteti në vitin 2008.

Ai ka thënë se planifikon të kthehet në Karaçi të dielën, për të marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme, që zhvillohen në muajin maj.

Musharraf kërkohet për t’u marrë në pyetje në lidhje me vrasjen e ish-kryeministres së Pakistanit, Benazir Bhutto, më 2007, për vrasjen e një lideri fisnor më 2006 dhe për pushimin e gjyqtarëve më 2007.

Garancia siguron se Musharraf nuk mund të arrestohet për 10 ditë në lidhje me pushimin e gjyqtarëve dhe për dy javë për dy rastet e tjera.

Për secilin rast, ai ka paguar garanci prej 1,000 dollarësh.
XS
SM
MD
LG