Ndërlidhjet

Pajtohen Izraeli dhe Turqia


Ilustrim
Ilustrim
Izraeli dhe Turqia janë pajtuar për riparimin e marrëdhënieve të dëmtuara.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka kërkuar të premten falje kryeministrit të Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan, për vdekjen e nëntë aktivistëve turq në incidentin e vitit 2010.

Aktivistët kanë pësuar kur ushtria izraelite ka bastisur një flotë ndërkombëtare, e cila transportonte ndihma për Rripin e Gazës.

Mësohet se Erdogan ka pranuar kërkimfaljen “në emër të popullit të Turqisë”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka ndihmuar në aranzhimin e telefonatës mes dy kryeministrave, pak orë para se të largohej nga Izraeli.

Edhe Izraeli, edhe Turqia janë aleate kyçe të SHBA-së në rajon.

Pas incidentit të 2010-ës, Turqia ka tërhequr ambasadorin e saj nga Izraeli dhe ka ngrirë bashkëpunimin ushtarak me këtë vend.

Deklarata nga Zyra e Netanjahut bën të ditur se dy vendet do të rikthejnë marrëdhëniet e plota diplomatike.

Kryeministri izraelit po ashtu është zotuar se do të paguajë kompensim për familjet e të vrarëve.
XS
SM
MD
LG