Ndërlidhjet

Obama i premton 200 mln $ ndihmë Jordanisë


Obama në aeroportin e Amanit

Obama në aeroportin e Amanit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka premtuar 200 milionë dollarë ndihmë për Jordaninë, që të kujdeset për qindra-mijëra refugjatët sirianë.

Në konferencën e përbashkët me Mbretin Abdullah në Aman, Obama ka thënë se do të kërkojë nga Kongresi që të sigurojë fondet.

Jordania thotë se strehon më shumë se 460,000 refugjatë, të cilët janë larguar nga lufta civile në Sirinë fqinje.

Presidenti Obama ka shprehur shqetësimin se Siria mund të bëhet enklavë e ekstremizmit, pasi të marrë fund sundimi i presidentit Bashar al-Assad.

Ai ka thënë se është i bindur se Assadi do të shkojë, por “pyetja është se kur”.

Jordania është ndalesa e fundit e Obamës në turneun në Linjden e Mesme, i cili ka përfshirë Izraelin dhe territoret palestineze.
XS
SM
MD
LG