Ndërlidhjet

Napolitano kërkon formimin e Qeverisë së Italisë


Presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano.
Presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano.
Presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano, ka kërkuar nga lideri i qendrës së majtë, Pier Luigi Bersani, që të bëjë përpjekje për të formuar qeverinë e re, pas zgjedhjeve paralamnetare, të cilat nuk kanë rezultuar me fitues të qartë.

Napolitano ka thënë të premten se Bersani është më mirë i pozicioniar për të krijuar qeverinë në këto “rrethana të vështira”.

Koalicioni i Bersanit ka fituar kontrollin e Dhomës së Ulët të Parlamentit, por jo edhe të Senatit.

Bersani ka përjashtuar mundësinë e koalicionit me grupin e qendrës së djathtë, të ish-kryeministrit Silvio Berlusconi, i cili ka dalë i dyti në zgjedhjet e shkurtit.

Bllokimi politik vjen në kohën kur Italia, ekonomia e tretë më e madhe në Eurozonë, po përballet me recesionin më të gjatë në dy dekada.
XS
SM
MD
LG