Ndërlidhjet

Kroacia mposht Serbinë me rezultat 2:0


Zagreb, 22 mars 2013.

Zagreb, 22 mars 2013.

Kroacia ka mposhtur Serbinë me rezultat 2:0 në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror të Futbollit, i cili do të zhvillohet në vitin 2014 në Brazil.

Me golat e Mario Manxhukiqit dhe Ivica Oliqit, që të dyja në pjesën e parë, kombëtarja kroate është më pranë garës për kupën e botës.

Takimi është cilësuar si ndeshje me rrezik të lartë, andaj autoritetet kanë vendosur që në stadiumin e Maksimirit të mos jetë i pranishëm publiku serb.

Para lojës, zyrtarët kroatë, përfshirë edhe presidentin Ivo Josipoviq, kanë bërë thirrje kundër dhunës dhe ofendimeve.

Kombëtarja e Serbisë dhe e Kroacisë kanë luajtur për herë të parë që nga luftërat e viteve ’90.
XS
SM
MD
LG