Ndërlidhjet

Pakistan: Nga përplasja e autobusit – dhjetëra të vdekur


Pamje nga qyteti Lahore në Pakistan, pas një përplasjeje të makinave
Pamje nga qyteti Lahore në Pakistan, pas një përplasjeje të makinave
Së paku 23 vetë e kanë humbur jetën nga përplasja e një autobusi në provincën lindore Punjab të Pakistanit.

Zyrtari i policisë, Abdul Hameed, tha se autobusi me 65 udhëtarë doli nga rruga dhe u përplas. Ai qarkullonte në relacionin Lahore – Faisalabad.

Në përplasjen e sotme të autobusit më se 30 vetë u lënduan, ndërsa zyrtarët kanë shqetësime se numri i personave që e humbën jetën mund të rritet.

Disa nga të lënduarit u thanë reporterëve të televizioneve se për shkak të shpejtësisë dhe sjelljes jopërgjegjëse, shoferi e kishte humbur kontrollin ndaj makinës.
XS
SM
MD
LG