Ndërlidhjet

SHBA: Kerry kërkon lirimin e priftit në Iran


Prifti amerikano-iranian Saeed Abedini

Prifti amerikano-iranian Saeed Abedini

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka kërkuar nga autoritetet e Iranit, që menjëherë ta lirojnë priftin iraniano-amerikan, i cili është dënuar me tetë vjet burg.

Në deklaratën me shkrim, sekretari Kerry tha se është “thellë i shqetësuar” për fatin e priftit Saeed Abedini.

Mëtutje, zyrtari i lartë amerikan ka theksuar se është i “shqetësuar” nga raportet se Abedini po keqtrajtohet fizikisht dhe psikikisht në burg, dhe se gjendja e tij është gjithnjë e më e rëndë, dhe thekson se “keqtrajtimi i tillë paraqet shkelje të nromave ndërkombëtare dhe të vetë ligjeve të Iranit”.

Saeed Abedini, një shtetas i naturalizuar i Shteteve të Bashkuara, që ka ka kaluar në fenë e krishterë, është dënuar në fund të muajit Janar të këtij viti.

Ai i ka hedhur poshtë akuzat se është përpjekur ta shkatërroj sigurinë shtetërore të Iranit duke krijuar rrjet të kishave të krishtera në shtëpitë private.
XS
SM
MD
LG