Ndërlidhjet

SHBA: Senati e miratoi buxhetin e sponsorizuar nga demokratët


Pamje e Uashingtonit

Pamje e Uashingtonit

Senati i Shteteve të Bashkuara e ka miratuar propozimin për buxhetin e Shteteve të Bashkuara, për vitin e ardhshëm, në vlerë prej 3700 miliardë dollarësh, ku përfshihen afro një mijë miliard rritje të taksave gjatë dekadës së ardhshme.

Propozimi i sponsorizuar nga Partia Demokartike e presidentit Barack Obama, ka kaluar me diferencë të vogël - 50 me 49, sot herët në mëngjes.

Megjithatë, për tu bërë fuqiplotë, buxheti ende duhet të miratohet nga Dhoma e Përfaqësuesve, ku shumicën e kanë republikanët.
XS
SM
MD
LG