Ndërlidhjet

Pakistan: Talibanët kërcënohen me vrasjen e Musharrafit


Ish presidenti i Pakistanit Pervez Musharraf gjatë një fjalimi në Këshillin për Marrëdhënie të Jashtme në Nju Jork

Ish presidenti i Pakistanit Pervez Musharraf gjatë një fjalimi në Këshillin për Marrëdhënie të Jashtme në Nju Jork

Talibanët e Pakistanit janë kërcënuar me vrasjen e ish presidentit Pervez Musharraf, kur ai të kthehet nga ekzili ditën e diel, për të marrë pjesë në zgjedhje.

Militanti taliban, Adnan Rasheed, i cili ka marrë pjesë në një përpjekje të mëparshme për ta vrarë Musharrafin, ka tërhequr vërejtjen në një video dërguar sot mediave, se “muxhahedinët e Islamit kanë përgatitur ekip special për ta dërguar Musharrafin në ferr”.

Sipas tij, “atje ka bombardues vetëvrasës, snajperistë, njësi speciale sulmuese dhe ekip luftarak”, të gatshëm për atentat.

Ish presidenti i Pakistanit, Pervez Musharraf, i ishte bashkuar luftës së udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër terrorit, pas sulmeve të 11 Shtatorit 2001, dhe më vonë kishte organizuar goditje madhore kundër militantëve në Pakistan.

Ai pritet të kthehet nesër në Pakistan, pas afro katër vitesh të vetekzilit në Dubai dhe Londër, për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare më 11 Maj të këtij viti.
XS
SM
MD
LG