Ndërlidhjet

Ndërtesat e mëdha i ndalin dritat për një orë


Kulla Eiffel në Paris
Kulla Eiffel në Paris
Objektet e mëdha dhe të njohura në mbarë botën, do t’i ndalin dritat sot për një orë, për të kontribuuar në fushatën “Ora e Tokës” kundër ndryshimeve klimatike.

Në Moskë, për të parën herë, dritat do të ndalen në Kremlin, ndërsa aksionit botëror, sikur edhe viteve të mëparshme, i bashkohen edhe Shtëpia Operistike në Sidnej të Australisë, Empire State Building në Nju Jork, dhe Kulla Eiffel në Paris.

Organizuesit presin që qindra miliona njerëz do t’i ndalin dirtat në shtëpitë e tyre për 60 minuta, të shtunën në mbrëmje, në orën 20:30, duke treguar në mënyrë simbolike mbështetje për Tokën.

Fushata “Ora e Tokës” ka filluar në vitin 2007 në Sidnej të Australisë, ndërsa vitin e kaluar kanë marrë pjesë më tepër se 150 vende.
XS
SM
MD
LG