Ndërlidhjet

Romë: Papa Françesk takon Benediktin e 16-të


Papa Françesk
Papa Françesk
Papa Françesk, i cili para disa ditësh është inauguruar në krye të Kishës Katolike, ka arritur për një takim të paprecedent me paraardhësin e tij, Benedikti i 16-të, në rezidencën në Kështjellën Gandoflo afër Romës.

Besohet se ky është takimi i parë në histori të Kishës Katolike ndërmjet Papës aktual dhe atij të mëparshëm.

Vatikani ka thënë se përmbajtja e bisedimeve ndërmjet Papës Françes dhe Benediktit të 16-të, është private.

Benedikti, duke theksuar rënien e fuqisë së trupit të tij, u bë Papa i parë në afro 600 vite, që u tërhoq vullnetarisht, meqë zakonisht Papa shërben deri në vdekjen e tij.

Prej dorëheqjes së tij, muajin e kaluar, Benedikti 16-të jeton në rezidencën në Kështjellën Gandolfo.

Papa Frnçesk, që është nga Argjentina, është inauguruar të martën e kaluar.
XS
SM
MD
LG