Ndërlidhjet

Xi Jinping: Lidhjet e forta kinezo-ruse janë balancim i fuqisë


Takimi i presidentit rus Vladimir Putin (djathtas) me atë kinez Xi Jinping në Moskë
Takimi i presidentit rus Vladimir Putin (djathtas) me atë kinez Xi Jinping në Moskë
Presidenti i Kinës, Xi Jinping, gjatë qëndrimit në Rusi, e ka lavdëruar partneritetin e fuqishëm ndërmjet dy vendeve.

Në takimin e tij të sotëm me kryeministrin e Rusisë, Dmitry Medvedev, Xi Jinping tha se rezultatet e vizitës së tij deri tash i kanë kaluar shumë pritjet e tij.

Në një fjalim para studentëve rusë, ai theksoi se lidhjet e forta kinezo-ruse, janë garantim i balancit strategjik të fuqisë në botë.

Presidenti kinez ka tërhequr vërejtjen kundër ndërhyrjeve të jashtme në çështjet e shteteve të tjera.

Kjo është vizita e tij e parë e jashtme, prej se Xi Jinping, u bë president i Kinës, javën e kaluar.

Gjatë bisedimeve të djeshme me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, Xi tha se ata janë pajtuar “për forcim reciprok të mbështetjes”.

Zyrtarët rusë dhe kinezë kanë nënshkruar disa marrëveshje, përfshirë edhe atë për dërgimin e naftës ruse dhe memorandumin për ndërtimin e një gazsjellësi të ri në Kinë.
XS
SM
MD
LG