Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Musharrafi thotë se do të kthehet megjithë rrezikun


Pervez Musharraf

Pervez Musharraf

Ish presidenti i Pakistanit, Pervez Musharraf, thotë se do të kthehet në Pakistan, megjithë akuzat penale dhe kërcënimet e militantëve për ta vrarë.

Duke folur sot në Dubai, zoti Musharraf tha se ai do të arrijë në qytetin Karaçi në Pakistan, ditën e diel, për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare më 11 Maj të këtij viti.

Prej vitit 2009 ai ishte në vetekzil në Londër dhe Dubai.

Talibanët e Pakistanit sot janë kërcënuar se do ta vrasin Musharrafin nëse ai kthehet në Pakistan.

Agjencitë e lajmeve raportojnë se ai ballafaqohet edhe me arrestimin e mundshëm nga autoritetet lidhur me vrasjen e ish kryeministres, Benazir Bhutto, e cila është vrarë në vitin 2007, dhe për raste të tjera.
XS
SM
MD
LG