Ndërlidhjet

Qipro: Progres në bisedimet me kreditorët e udhëhequr nga BE-ja


Protestë e punëtorëve të një banke në Nikozi para Parlamentit të Qipros

Protestë e punëtorëve të një banke në Nikozi para Parlamentit të Qipros

Ministri i financave i Qipros, Michalis Sarris, tha sot se ka pasur “progres të rëndësishëm” në bisedimet me kreditorët e udhëhequr nga Bashkimi Evropian.

Megjithatë, sipas toij, duhet të shqyrtohen edhe disa çështje të pazgjidhura.

Politikanët në Qipro po përpiqen ta kompletojnë një plan alternativ për ngritjen e fondeve të domosdoshme për këtë vend, që ta marrë një kredi ndërkombëtare .

Më herët këtë javë, Parlamenti i Qipros e ka refuzuar një plan nismëtar jopopullor, sipas të cilit do të konfiskoheshin 10% të kursimeve bankare të qytetarëve.

Banka Qendrore Evropiane ka tërhequr vërejtjen se do ta ndalë dhënien e fondeve emergjente për Qipron, nëse për planin e ri nuk arrihet marrëveshje deri të hënën.

Kriza e Qipros pritet të diskutohet edhe në takimin e nesërm të ministrave të financave të Eurozonës në Bruksel.
XS
SM
MD
LG