Ndërlidhjet

OKB: Zgjatet mandati i monitoruesit të të drejtave të njeriut në Iran


Pamje nga punimet e Këshillit për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë
Pamje nga punimet e Këshillit për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë
Kombet e Bashkuara e kanë zgjatur mandatin e raportuesit të vet special për të drejtat e njeriut në Iran edhe për një vit.

Këshilli i të Drejtave të Njeriut i Kombeve të Bashkuara, me 47 anëtarë, mbrëmë vonë e ka miratuar rezolutën për zgjerimin e mandatit për monitoruesin Ahmed Shaheed.

26 anëtarë kanë votuar për, dy vende – Venezuela dhe Pakistani – votuan kundër, nëdrsa 19 vende të tjera abstenuan ose nuk votuan fare.

Sipas rezolutës së miratuar, i bëhet thirrje Teheranit që të bashkëpunoj me hetimet duke garantuar qasje në informacionet e Iranit.

Ambasadori i Iranit në OKB në Gjenevë, Seyed Mohammad Reza Sajjadi, e ka kritikuar rezolutën duke e cilësuar si “kundërproduktive” dhe “të politizuar”.

Teherani deritash ka refuzuar të lejoj që monitoruesi Shaheed, i cili është emëruar në vitin 2011, ta vizitoj Iranin dhe ta vlerësoj gjendjen e të drejtave të njeriut.

Në një raport, në fillim të këtij muaji, ai ka theksuar represionin e lirisë së shprehjes, torturën, pranimin e dhunshëm, ekzekutimet sekrete dhe abuzime të tjera.
XS
SM
MD
LG