Ndërlidhjet

Maqedoni: Deri në orën 10 - në votime 12.49 % e zgjedhësve


Pamje nga zgjedhjet lokale në Maqedoni

Pamje nga zgjedhjet lokale në Maqedoni

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni bëri të ditur se deri në orën 10, në votimet për zgjedhjet e pushtetit lokal, kanë votuar 12.49 për qind apo rreth 204 mijë qytetarë me të drejtë vote.

Pjesëmarrje më e lartë është regjistruar në Kërçovë me mbi 20 për qind dalje në votime. Në këtë qytet po zhvillohet edhe gara ndërmjet partive shqiptare dhe maqedonase.

KSHZ-ja deri më tani nuk ka raportuar për parregullësi përveç disa ngecjeve të vogla teknike në disa vendvotime.

Zgjedhjet po zhvillohen në 80 komuna dhe Shkupin si njësi e vaçant e pushtetit lokal. Zgjedhjet po monitorohen nga rreth 400 vëzhgues të OSBE/ODIHR-së dhe nga mbi 8 mijë vëzhgues vendor.
XS
SM
MD
LG