Ndërlidhjet

Maqedoni: Ivanov thotë se pret zgjedhje demokratike


Presidenti Gjorge Ivanov
Presidenti Gjorge Ivanov
Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, tha se pret që procesi i sotëm zgjedhor të kalojë në atmosferë demokratike dhe pa probleme.

Ai pas votimit në Shkup, tha se pas mbylljes së kutive të votimit, në mbrëmje, do ti urojë ata që fitojnë besimin e qytetarëve.

“Sot është dita kur qytetarët e japin votën e tyre për atë te i cili kanë më tepër besim, votojnë për ata për të cilët mendojnë se më së tepërmi mund të kontribuojnë për ta dhe të afërmit e tyre në vendet ku jetojnë. Pres që edhe këto zgjedhje të kalojnë si është më së miri dhe në mbrëmje t’i urojmë fituesit, atyre që janë më të mirë dhe atyre që e kanë merituar besimin”, ka deklaruar presidenti Gjorge Ivanov
XS
SM
MD
LG