Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Nga sulmi vetëvrasës – 17 ushtarë të vrarë


Harta e Pakistanit, ku shihet pjesa e Vaziristanit Verior

Harta e Pakistanit, ku shihet pjesa e Vaziristanit Verior

Ushtria e Pakistanit thotë se nga një sulm vetëvrasës me bombë në Vaziristanin Verior, afër kufirit me Afganistanin, janë vrarë17 ushtarë.

Në kumtesën e ushtrisë, pjesëtarët e vrarë cilësohen si “dëshmorë”.

Më herët, raportohej se ishin vrarë 6 ushtarë.

Për këtë sulm, i cili ka ndodhur mbrëmë vonë, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë.

Rajoni fisnor i Vaziristanit Verior është bazë e njohur e militantëve talibanë dhe të al-Kaidës, që thonë se po përpiqen ta përmbysin qeverinë e Pakistanit.

Trupat pakistaneze ,për vite të tëra, luftojnë kundër militantëve në këtë rajon.
XS
SM
MD
LG