Ndërlidhjet

Pakistan: Musharrafi arriti në Karaçi për një kthim politik


Mbështetësit e Musharrafit e ndjekin në TV një konferencë për shtyp të ish presidentit

Mbështetësit e Musharrafit e ndjekin në TV një konferencë për shtyp të ish presidentit

Ish presidenti i Pakistanit, Pervez Musharraf, sot ka arritur në qytetin-port Karaçi, për ta filluar kthimin e tij politik.

Zoti Musharraf ishte i shoqëruar nga disa personalitete udhëheqëse nga partia e tij Liga Myslimane për Gjithë Pakistanin.

Redaksia për Pakistanin e Radios Evropa e Lirë raporton se mbështetësit e tij i kanë organizuar pritje me brohoritje entuziaste.

Pritet që Musharrafi me partinë e tij do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare më 11 Maj.

Dje, talibanët e Pakistanit janë kërcënuar se do ta vrasin ish presidentin Musharraf.

Ai poashtu, ballafaqohet me akuza potenciale penale, përfshirë edhe atë lidhur me vrasjen e ish kryeministres Benazir Bhutto, në vitin 2007.
XS
SM
MD
LG