Ndërlidhjet

Sekretari Kerry arriti për vizitë në Irak


John Kerry
John Kerry
Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, sot ka arritur në Bagdad të Irakut, në një vizitë të paparalajmëruar, për të kërkuar nga liderët irakianë bashkëpunim më të madh lidhur me konfliktin në Siri.

Zyrtarët që e shoqërojnë zotin Kerry në këtë udhëtim, u kanë thënë gazetarëve se ai do të kërkoj nga kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki, dhe zyrtarët e tjerë të lartë, që t’i ndalin fluturimet e aeroplanëve iranianë mbi Irakun, me të cilët transportohet armatim dhe personel ushtarak për ta mbështetur qeverinë e Sirisë.

Irani pretendon se transporti ajror shërben vetëm për ndihma humanitare.

Sekretari Kerry, po ashtu, pritet të diskutojë për reformat demokratike në Irak.

Kjo është vizita e parë e zyrtarit të lartë amerikan në Irak, prej se u emërua në postin e sekretarit të shtetit, në fillim të këtij viti.

Ai në Irak arriti nga Amani, pasi e shoqëroi presidentin Barack Obama, gjatë vizitave të tij në Izrael, në territoret palestineze dhe Jordani.(f.b.)
XS
SM
MD
LG