Ndërlidhjet

Kerry: SHBA të shqetësuara për fluturimet iraniane mbi Irakun


John Kerry në takim me kryeministrin e Irakut Nuri al-Maliki (majtas)
John Kerry në takim me kryeministrin e Irakut Nuri al-Maliki (majtas)
Sekretari amerikan i shtetit, John kerry, pasi arriti për një vizitë të paparalajmëruar në Irak, tha se e ka shtruar çështjen e shqetësimeve të Uashingtonit lidhur me fluturimet iraniane mbi Irak, që transportojnë armatim në Siri.

Zoti Kerry theksoi se sot i ka thënë kryeministrit irakian, Nuri al-Maliki, se fluturimet iraniane janë “problematike” dhe paraqesin ndihmë për mbështetjen e regjimit të presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad.

Zyrtarët e Irakut i kanë hedhur poshte pretendimet se kanë lejuar transport të armatimit nga Irani në Siri, nëpër hapësirën ajrore irakiane.

Ata thonë se Iraku e ka kryer punën e vet duke kontrolluar herë pas herë disa fluturime iraniane, me ç’rast nuk kanë gjetur armatim.

Ata kërkojnë nga Uashingtoni që t’i ndajnë informacionet për flturimet e dyshuara me armatim.
XS
SM
MD
LG