Ndërlidhjet

Bruksel: Presidenti i Qipros – në bisedat për krizën financiare


Monedha euro

Monedha euro

Presidenti i Qipros, Nicos Anastasiades, ka arritur në Bruksel, për bisedat e fundit për kapërcimin e krizës me kreditorët ndërkombëtarë.

Ai merr pjesë në takimin e sotëm të ministrave të financave të eurozonës, meqë nesër është afati i fundit që Qiproja ta shpëtoj shkatërrimin e sistemit të vet bankar.

Banka Qendrore Evropiane thotë se do ta ndalë financimin emergjent të bankave qipriote, nëse deri të hënën nuk miratohet plani i ri për zgjidhjen e krizës.

Negociatat gjatë natës së kaluar në Nikozi , për ta siguruar ndihmën nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtrar, përfunduan pa rezultat sot herët në mëngjes.

BE-ja thotë se Qiproja duhet t’i gjejë vetë 5.8 miliardë euro për ta marrë kredinë prej 10 miliardë eurosh.

Pa këtë kredi, Qiproja mund të detyrohet të largohet nga eurozona.
XS
SM
MD
LG