Ndërlidhjet

Londër: Nuk ka involvim të palës së tretë në rastin Berezovsky


Policia e ka bllokuar rrugën për në shtëpinë e Berezovskyt afër Londrës

Policia e ka bllokuar rrugën për në shtëpinë e Berezovskyt afër Londrës

Policia britanike thotë se hetimet fillestare tregojnë se nuk ka asnjë dëshmi që sugjeron “involvim të palës së tretë” në vdekjen e oligarkut rus, Boris Berezovsky.

Këtë kumtesë, policia e paraqiti pasi ekspertët atomikë, kimikë dhe biologjikë, e kontrolluan shtëpinë e tij në Ascot afër Londrës, ku dje është gjetur trupi i tij i pajetë.

Ai jetonte në vetekzil në Britani.

Policia tha se një punonjës i Berezovskyt deklaroi se e kishte thirë ndihmën e parë shëndetësore të shtunën, pasi ishte shqetësuar për shëndetin e shefit të tij. Ai e kishte hapur me forcë derën e banjos dhe e kishte parë trupin e Brezovskyt në në dysheme.

Policia sot tha se do të ishte e gabueshme të spekulohet për shkaqet e vdekjes, derisa të kompletohet autopsia.
XS
SM
MD
LG