Ndërlidhjet

Turqia: Izraeli duhet t’i realizoj premtimet


Recep Tayyip Erdogan
Recep Tayyip Erdogan
Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, thotë se raportet me Izraelin do të “normalizohen” vetëm pasi Izraeli t’i kompenzoj të afërmit e viktimave të ndërhyrjes izraelite në anijen, që lundronte për në Rripin e Gazës, dhe pasi ta lehtësoj bllokadën e Gazës.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka telefonuar zotit Erdogan, më 22 Mars, për të kërkuar falje për ndërhyrjen e vitit 2010, me ç’rast u vranë nëntë shtetas të Turqisë.

Ai ka premtuar kompenzimin e familjeve të viktimave dhe lehtësimin e kufizimeve për transportin e artikujve civilë në Rripin e Gazës.

Erdogani e ka pranuar këtë kërkim falje të Netanyahut, që u bë në fund të vizitës disaditëshe të presidentit amerikan, Barack Obama, në Izrael.
XS
SM
MD
LG