Ndërlidhjet

Sipas zyrtarëve në Maqedoni, në procesin zgjedhor për zgjedhjet lokale kanë marrë pjesë 57 për qind e popullatës apo 1.7 milion e votueseve.

Pavarësisht tensioneve ndërmjet maqedonasve dhe shqiptarëve, Ministria e Brendshme në Shkup ka vlerësuar se procesi i votimi ka kaluar në mënyrë paqësore.

Por, vëzhguesit nga organizatat jo-qeveritare, u kanë thënë gazetarëve se ata kanë qenë dëshmitarë të një numri të madh të parregullsive në votime.
XS
SM
MD
LG