Ndërlidhjet

Opozita siriane në rrëmujë


Moaz al-Khatib
Moaz al-Khatib
Raportohet se opozita siriane është në rrëmujë pas dorëheqjes së kreut të moderuar të Koalicionit Kombëtar.

Dorëheqja e tij u njoftua në Facebook, dhe ky veprim erdhi dy ditë para një samiti të Ligës Arabe në Katar.

Në këtë takim pritej që zyrtarisht të vendosej nëse vendi Sirisë në Ligën Arabe, do të duhej t’i dorëzohej opozitës.

Anëtarësimi i Sirisë në Ligën Arabe është pezulluar gjatë konfliktit.

Koalicioni Kombëtar ka refuzuar dorëheqjen Moaz al-Khatib, dhe i ka kërkuar atij që të vazhdojë detyrën në këtë post.

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka deklaruar, po ashtu, se i vjen keq për këtë dorëheqje, por ka shtuar se një veprim i tillë nuk do të ndikojë në ndihmën e amerikane për opozitën siriane.
XS
SM
MD
LG