Ndërlidhjet

Sulm me koktej molotovi në Zveçan


Ilustrim

Ilustrim

Disa minuta para mesnatës në Zveçan, persona të panjohur kanë hedhur një koktej molotovi në vend – parkingun e stacionit policor, por pa shkaktuar çfarëdo dëmesh, njoftojnë zyrtarët e Policisë së Kosovës.

Zëdhënësi i kësaj policie për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, i tha Radios Evropa e Lirë, se çëllimi i këtij sulmi është cilësuar si kriminal dhe si rast i shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm.

“Persona të panjohur kanë hedhur një koktej molotovi pran parkingut prapa stacionit policor, me ç’rast nuk është shkaktuar ndonjë dëm, nuk kemi të lënduar. Kjo ka ndodhë 2 apo 3 minuta para mesnatës dhe si i tillë, për vet qëllimin e kryerësve të këtij akti kriminal, rasti është regjistruar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm. Sidoqoftë, mbetet te autoritetet policore që të punojnë në drejtim të identifikimit të kryerësve të këtij akti kriminal edhe për kundër faktit që nuk kemi persona të identifikuar deri në këtë kohë”, theksoi Hoti.

Ai ka shpjeguar se rrethanat fatlume në këtë incident kanë qenë që kokteji i molotovit nuk ka shpërthyer fare , për shkak se nuk është përplasur në ndonjë objekt tjetër të fortë, gjë që do të krijonte mundësinë e përhapjes eventuale të zjarrit.
XS
SM
MD
LG