Ndërlidhjet

Amnesty International kritikon draft-traktatin e OKB-së


Amnesty International, logo
Amnesty International, logo
Amnesty International, kritikoi një draft të ri të Traktatit të propozuar nga Kombet e Bashkuara, që ka të bëjë me tregtinë e armëve.

AI, thotë se një gjë e tillë, do të dëmtoj përpjekjet për të parandaluar tregtin e armëve në vendet, ku ato mund të përdoren për të shkelur të drejtat e njeriut.

Draftet kanë sugjeruar se traktati potencial, nuk do të kontrollonte politikat e brendshme të vendit për armë, por do të kërkonte nga shtetet që të zbatojnë rregulla për tregtarët e armëve, si dhe të transferojnë armë në vende të tjera, për të kufizuar aftësitë e abuzuesve me të drejtat e njeriut dhe terroristëve.

Kjo konferencë në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, do të përfundoj me 28 mars.
XS
SM
MD
LG