Ndërlidhjet

SHBA dorëzon një burg në Afganistan


Komandanti i forcave amerikane në Afganistan, gjenearli Joseph Dunford.
Komandanti i forcave amerikane në Afganistan, gjenearli Joseph Dunford.
Shtetet e Bashkuara kanë dorëzuar zyrtarisht kontrollin e një burgu ushtarak në Afganistan te forcat lokale të sigurisë.

Komandanti i forcave amerikane, gjenerali Joseph Dunford, ka thënë se ceremonia e transferimit “tregon për një Afganistan gjithnjë e më të sigurt dhe më sovran”.

Marrëveshja për dorëzimin e burgut Bagram është arritur të shtunën.

Dorëzimi ishte planifikuar fillimisht për datën 9 mars, por është shtyrë pasi Uashingtoni dhe Kabuli nuk janë marrë vesh për trajtimin e të burgosurve, që konsiderohen të rrezikshëm për SHBA-në.

Gazeta New York Times shkruan se SHBA-ja tani ka marrë “garanci private” se të burgosurit e tillë nuk do të lirohen.
XS
SM
MD
LG