Ndërlidhjet

logo-print

Rusia “bastis” organizatat joqeveritare


Ilustrim

Ilustrim

Autoritetet në Rusi kanë nisur kontrollimin e organizatave joqeveritare, përfshirë edhe zyrën e Amnesty International në Moskë.

Kreu i kësaj të fundit, Sergei Nikitin, ka konfirmuar se “kontrollet e paplanifikuara” të lokaleve të organizatës janë në zhvillim e sipër.

Nikitin ka thënë se përfaqësues të zyrës së prokurorit dhe policisë tatimore kanë kërkuar kopje të dokumenteve.

Lëvizja ruse “Për të drejta të njeriut” ka thënë po ashtu se zyra e saj është kontrolluar.

“Nuk do t’iu japim dokumentet. Na kanë kontrolluar pak kohë më parë dhe të gjitha dokumentet janë në Ministrinë e Drejtësisë”, ka thënë kreu i kësaj lëvizjeje, Alekdandr Bukvarev.

Që nga java e kaluar, autoritetet ruse thuhet se kanë kontrolluar qindra organizata joqeveritare.
XS
SM
MD
LG