Ndërlidhjet

Betohet kryeministri i përkohshëm i Pakistanit


Mir Hazar Khan Khoso
Mir Hazar Khan Khoso
Kryeministri i përkohshëm i Pakistanit ka bërë sot betimin.

Gjykatësi i pensionuar, Mir Hazar Khan Khoso, 84 vjeç, është zgjedhur të dielën nga Komisioni Zgjedhor, pasi partitë politike nuk janë pajtuar rreth ndonjë kandidati për postin.

Khoso do të zgjedhë një kabinet të përkohshëm dhe do ta udhëheqë atë derisa pasardhësi i tij të zgjidhet nga Dhoma e Ulët e Parlamentit, pas zgjedhjeve parlamenatare.

Zgjedhjet e ardhshme, të parapara për 11 maj, do të jenë tranizicioni i parë demokratik i pushtetit prejse Pakistani ka shpallur pavarësinë më 1947.

Ky vend ka një histori grusht-shtetesh ushtarake.
XS
SM
MD
LG