Ndërlidhjet

Dëmtohet makina e trenit të Stalinit


Ilustrim
Ilustrim
Makina e trenit personal të diktatorit sovjetik, Joseph Stalin, e cila ruhej në një muze në Gori të Gjeorgjisë, është dëmtuar.

Zyrtarë të muzeut u kanë thënë mediave se stuhia ka rrënuar çatinë e ndërtesës, e cila ka rënë mbi makinën e trenit.

Të gjithë turistët që kanë qenë brenda saj, thuhet sa kanë shpëtuar pa u lënduar.

Kjo makinë e trenit është përdorur nga Stalini në vitet 1930 dhe 1940.

Muzeu i diktatorit sovjetik është ndërtuar në vitin 1957 dhe ka një koleksion gjërash që lidhen me jetën e tij në Gori dhe në Moskë.
XS
SM
MD
LG