Ndërlidhjet

Kerry, pa paralajmërim, në Afganistan


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka arritur për vizitë të paparalajmëruar në Afganistan.

Kjo është vizita e parë e tij në këtë vend prejse është zgjedhur në krye të diplomacisë amerikane.

Kerry pritet të takojë presidentin afgan, Hamid Karzai, për të diskutuar transferimin e përgjegjësive të sigurisë nga forcat ndërkombëtare te ushtria lokale.

Ditë më parë, Karzai ka akuzuar Uashingtonin se bashkëpunon me talibanët në Afganisan për ta mbajtur këtë vend të paqëndrueshëm dhe për të krijuar bindjen se trupat e huaja janë të nevojshme.
XS
SM
MD
LG