Ndërlidhjet

Beogradi e Prishtina “të mos humbasin rastin”


Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Vincent Deger.

Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Vincent Deger.

Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Vincent Deger, ka thënë se Beogradi dhe Prishtina nuk duhet të humbasin rastin për marrëveshje.

“Dy palët janë ulur në të njëjtën tryezë në vitet e fundit dhe është bërë përparim i rëndësishëm, i cili nuk duhet të humbet, por të shfrytëzohet. Është në interesin e BE-së që i gjithë rajoni të marrë drejtimin e duhur”, ka thënë Deger për mediat serbe.

“Jam i prirë të besoj në skenar pozitiv, por duhet të presim se çfarë do të ndodhë më 2 prill”, ka shtuar diplomati evropian.

Më 2 prill, kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, do të zhvillojnë rrethin e tetë të bisedimeve që kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve.

Rrethi i shtatë është zhvilluar javën e kaluar dhe palët kanë thënë se është shënuar përparim.

Rezultatet nga këto negocaiata janë esenciale edhe për Kosovën, edhe për Serbinë, që të përparojnë në procesin e integrimit evropian.
XS
SM
MD
LG