Ndërlidhjet

Plagoset lideri i rebelëve sirianë


Riad al-Asaad
Riad al-Asaad
Një lider i rebelëve sirianë është plagosur rëndë nga shpërthimi i bombës në provincën Deir al-Zoir.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut ka thënë se komandanti i Ushtrisë së Lirë Siriane, Riad al-Asaad, ka qenë shënjestër e një përpjekjeje për vrasje.

Ai raportohet të jetë dërguar në Turqi për trajtim, ndërkohë që përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende askush.

Asaad ka qenë në mesin e zyrtarëve të parë që kanë dezertuar nga forcat qeveritare të Sirisë dhe u janë bashkuar rebelëve më 2011.

Konflikti civil në Siri ka nisur në mars të 2011-ës. Kombet e Bashkuara thonë se rreth 70,000 njerëz kanë humbur jetën në luftimet ndërmjet forcave qeveritare dhe kryengritësve që duan ndryshimin e regjimit.
XS
SM
MD
LG