Ndërlidhjet

Rusia kritikon marrëveshjen për Qipron


Kryeministri rus, Dmitry Medvedev.

Kryeministri rus, Dmitry Medvedev.

Qeveria e Rusisë ka reaguar negativisht ndaj marrëveshjes midis Qipros dhe minisrtave të financave të Eurozonës, e cila prek depozituesit rusë në bankat qipriote.

Kryeministri Dmitry Medvedev e ka cilësuar këtë marrëveshje si “vjedhje”.

Sipas marrëveshjes, depozituesit e pasiguruar me më shumë se 100,000 euro në dy bankat më të mëdha të Qipros, do të përballen me humbje të mëdha parash, edhe pse nuk është ende e qartë se sa.

Ky ka qenë kushti që Qiproja të kualifikohet për paketën e ndihmës prej 10 miliardë eurosh.

Rusia ka numër të madh të investitorëve me para në bankat e Qipros.
XS
SM
MD
LG