Ndërlidhjet

Forcat ndërkombëtare "të kujdesen për qytetarët në Kosovë"


Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se misioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, së bashku me KFOR-in dhe UNMIK-un, duhet të sigurojë mbrojtje të plotë për qytetarët në Kosovë.

“Qeveria e Serbisë është e gatshme të koordinojë bashkëpunimin me EULEX-in, i cili duhet të jetë neutral ndaj statusit të Kosovës dhe të ofrojë siguri për të gjithë qytetarët, në përputhje me standardet ndërkombëtare”, ka thënë Daçiq gjatë takimit me shefin e ri të EULEX-it, Bernd Borchard.

Ai po ashtu ka thënë se Serbia është e gatshme të vazhdojë dhe të rrisë bashkëpunimin, sidomos në nivel operacional, në luftën kundër krimit të organizuar dhe hetimin e trafikimit të organeve.
XS
SM
MD
LG