Ndërlidhjet

logo-print

Mustafa e Kurti, pro bashkëpunimit në Kuvend


Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është takuar me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Sipas kumtesës së LDK-së, të dy liderët janë pajtuar që grupet parlamentare të shikojnë mundësinë për të bashkëpunuar në Kuvendin e Kosovës, në çështjet në të cilat këto dy subjekte kanë qëndrime të përafërta.

Në takim thuhet të jetë biseduar edhe për dialogun që po zhvillon Qeveria e Republikës së Kosovës me Qeverinë e Serbisë, për zhvillimet e tjera politike në vend, si dhe për mundësinë e bashkërenditjes së veprimeve të subjekteve opozitare në Kuvendin e Republikës së Kosovës, lidhur me çështje të caktuara.
XS
SM
MD
LG